Dua Lipa krijoi aludime nga fansat e saj me përshkrimin e fotografive të fundit në Instagram.

Dy foto të Duas ku shihet e veshur më një fustan jeshil kanë tërhequr vëmendjen e fansave. Në mbishkrimin e tyre ajo ka shkruar emojin e një biberoni me qumësht, një arush dhe një fëmijë engjëll. Kaq duhej që fansat e saj të aludonin se ajo është shtatzënë.

Menjëherë pas shumë komenteve Dua është penduar dhe e ka ndryshuar mbishkrimin e fotove duke i zëvendësuar ato emoji me disa zemra të bardha. Ky veprim i këngëtares shton dyshimet se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Dua, 25 vjeçe, aktualisht është me pushime në Meksikë me partnerin e saj Anwar Hadid, 21 vjeç.

Dua dhe Anwar janë parë të pandashëm që nga vera e 2019-ës. Në fillim të kësaj jave Anwar pranoi se ai e partneren këngëtaren si 'familje', ndërsa ndau disa fotografi nga pushimet e tyre.