Greta Thunberg i dha lamtumirën e fundit presidencës së Donald Trump me një ironi të zgjuar, sarkastike, duke i kthyer një fyerje të mëparshme që ai dikur i kishte lobuar asaj.

18-vjeçarja postoi foto të ish presidentit në ikje dhe ndërkohë shkruante:

 ‘Ai duket si një i moshuar shumë i lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme'!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Greta Thunberg (@gretathunberg)

'Hakmarrja' e Thunberg vjen pas komenteve që Trump bëri gjatë samitit të Davos në janar të vitit të kaluar. Në atë kohë ai shkroi në Twitter:

 ‘Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritur dhe të mrekullueshme'!

Kjo nuk është hera e parë që Thunberg përdor fjalët e vetë Trump kundër tij. Në vitin 2019, ish presidenti reagoi kundër zgjedhjes së Thunberg si personazh viti, Ai e quajti qesharake. Në Twitter ai shkruante:

‘Greta duhet të punojë për problemin e saj të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një shoqe! Chill Greta, Chill! ’

Thunberg i kujtoi Trump atë që kishte thënë pasi ai humbi zgjedhjet në SHBA në vitin 2020.

‘Kaq qesharake. Donald duhet të punojë për problemin e tij të menaxhimit të zemërimit, pastaj të shkojë në një film të mirë me një mik! Chill Donald, Chill'!