Taylor Swift ka kritikuar Netflix pasi në serialin 'Ginny & Georgia' është një fragment shakaje "thellësisht seksiste", në lidhje me historinë e saj të marrëdhënieve.

Në një skenë të filmit, gjatë një bisede midis nënës dhe vajzës të cilat diskutojnë për marrëdhënien, Ginny i thotë nënës së saj, "Ti i ndërron burrat më shpesh se Taylor Swift".

Fansat e Swift reaguan me zemërim dhe kanë përhapur hashtagun #RESPECTTAYLORSWIFT në Twitter gjatë fundjavës.

“Hey Ginny & Georgia, 2010-a telefonoi dhe kërkon mbrapsht shakanë e saj të mërzitshme, jashtëzakonisht seksiste. Po sikur të ndalojmë së ofenduari gratë që punojnë fort duke mos e përcaktuar një gjë të tillë si për të qeshur.

Gjithashtu, Netflix, pas ‘Miss Americana’, nuk të ka hije kjo gjë.” – shkroi Taylor.

Ylli i popit gjithashtu qortoi Netflix për transmetimin e shakas pasi ajo bëri partneritet me platformën streaming, për dokumentarin e saj të vitit 2020 'Miss Americana'. 

As Netflix dhe as ekuipazhi i Ginny & Georgia, nuk i janë përgjigjur thirrjeve të Swift. Antonia Gentry, e cila luan rolin e Ginny, ka marrë ngacmime nga fansat e Swift në Instagram.

Kalimi i Swift nga ylli i vendit në yllin kryesor të pop-it në fillim të viteve 2010, solli me vete një mbulim masiv të marrëdhënieve të saj, të cilat ktheheshin në tituj kryesor në media.

 

Së fundmi Swift ka folur hapur për marrëdhënien me aktorin Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore.

“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë ato Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”,-ka thënë Taylor në një emision.