Disa muaj pasi surprizoi fansat me lajmin së është në pritje të ëmbël, Halsey ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë në “New Americana.”

Këngëtarja 26-vjeçare e “Without Me” ka sjellë në jetë më 14 korrik fëmijën e saj të parë me të dashurin Alev Aydin.

Lajmin e ka bërë publik vetë artistja duke zbuluar edhe emrin e veçantë, Ender Ridley Aydin.

Ndonëse Halsey nuk e zbulon seksin e të sapolindurit, Ender është një emër turk, mjaft popullor për djem. Kuptimi i tij është ‘i rrallë’.

E nominuara për ‘The Grammy’ surprizoi fansat në janar, pas postimit të disa fotove me barkun e rrumbullakosur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by halsey (@iamhalsey)

Halsey konfirmoi lidhjen me skenaristin Alev Aydin. “Surprizë!” shkruan ata në Instagram, shoqëruar me një foto duke dhënë lajmin për ardhjen e foshnjës.

Këngëtarja ka ndarë vazhdimisht me publikun shqetësimin se prej kohësh ishte në përpjekje për të mbetur shtatzënë. Në një intervistë të vitit 2016 me “Rolling Stone”, Halsey zbuloi se kishte pësuar një abort spontan para një shfaqjeje, por megjithatë doli përsëri në skenë.