Marina Vjollca dhe Getoar Selimi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi qarkullon prej pak kohësh në mediat online, por çifti ka pritur deri tani për ta bërë të ditur për ndjekësit.
Marina dhe Getoari kanë preferuar ta ndajnë lajmin përmes disa fotove me barkun që tanimë duket qartë.
“Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan prezantuesja në një prej postimeve. Ndërsa tjetrin, ku shfaqet në krahët e Getoarit, ajo e shoqëron me fjalët: “Ne të tre”.
View this post on Instagram
Nuk është konfirmuar ende gjinia apo detaje të tjera, por sipas disa burimeve për Prive, bebi është një vajzë.
View this post on Instagram