Për të gjithë ndjekësit e vëmendshëm të rrjeteve sociale, Arbër Çepani dhe e dashura e tij, Miss Shqipëria 2010, Arnita Beqiraj, kanë pak kohë që kanë dhënë sinjale se janë bashkë e po jetojnë një romancë të bukur. Diku me të njëjtën vendndodhje, diku me një mesazh të koduar, diku duke folur e diku tjetër jo, Arbri ka lënë të kuptohet se ai dhe Arnita kanë pak kohë që po shijojnë lidhjen e tyre.
View this post on Instagram
Megjithatë, të dy janë përpjekur ta jetojnë lidhjen pa qenë në qendër të vëmendjes. Deri sot, kur Arbri dorëzohet dhe zgjedh ta ndajë me të gjithë urimin për ditëlindjen e Arnitës.
Në një festë me miq të ngushtë, Arnita ka festuar ditëndjen në jug të Shqipërisë dhe ku më bukur se në biznesin që Arbri e menaxhon prej vitesh. Organizatori kryesor ka menduar të gjitha detajet e festës surprizë për të bërë të lumtur të dashurën.
View this post on Instagram
“Urime për një udhëtim tjetër rreth Hënës!” – është mesazhi që i shkruan Arbri Arnitës në krah të kësaj fotoje të ëmbël, pas së cilës kanë vërshuar urimet e të gjithë miqve të çiftit.