Besnik Qaka është bërë baba për herë të dytë. Vokalisti i grupit NRG Band e bëri të ditur lajmin e bukur nëpërmjet një fotoje në “Instagram” ku shfaqet me foshnjën në krahë.
Këngëtari e ka zbuluar më parë që gjinia e bebit është djalë dhe sot ka ndarë emrin e tij që është, Jan.
“Sot më datë 09/09/21 erdhi në jetë gëzimi im i dytë, Jan Qaka”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e imazhit të ëmbël.
View this post on Instagram
Besnik Qaka dhe bashkëshortja e tij, Lolita, në vitin 2017 kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë, si dhe janë prindër të një vazje me emrin Una.
View this post on Instagram