Aktorja Jennifer Lawrence është shtatzënë në pritje të fëmijës së saj të parë, me bashkëshortin Cooke Maroney. Përfaqësuesi i aktores konfirmoi lajmin për People.

Lawrence dhe Maroney u lidhën për herë të parë në qershor të vitit 2018 dhe u fejuan në muajin shkurt të 2019-ës. Ndërsa në tetor të po atij viti, çifti u kurorëzua me martesë në Rhode Island.

Vetë çifti nuk ka reaguar ende rreth lajmit të shtatzënisë.