Në 2-vjetorin e martesës me aktorin e njohur Besnik Krapi, Jonida Vokshi ka zgjedhur një set fotosh nga dita e dasmës, por bashkë me to, edhe një foto të papublikuar më herët – çasti i parë kur babë e bijë janë në krahët e njëri-tjetrit.

Nuk mund të zgjidhte çast më të bukur për t’ia uruar bashkëshortit përvjetorin veç një fotoje të tillë, ndjesinë e së cilës Jonida ka vendosur ta ndajë me të gjithë miqtë e saj virtualë: “Foton e fundit e postoj për herë të parë, por është momenti më i lumtur i jetës sime, kur ju pashë për herë të parë të dy bashkë”, - shkruan Jonida në mesazhin e saj.

Por nuk zbulon vetëm kaq. Bashkë me urimin, moderatorja bukuroshe tregon edhe emrin përkëdhelës të bashkëshortit: “Nuk ka ditë që kalon të mos e falënderoj zotin që të solli në jetën time. Gëzuar 2-vjetorin e martesës rrubi!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Me siguri, ‘rrubi’ ka një domethënie dhe pas saj, edhe një histori që, ndoshta, Jonida dhe Besniku e kanë vetëm për vete.

Urime përvjetorin e çiftit simpatik.