Modelja shqiptare Emina Cunumulaj është bërë nënë për herë të tretë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë dhe ka zbuluar emrin e tij të veçantë, Shá Yosef. Emina ka ndarë foton e parë nga materniteti, me të birin në krah, duke i dhënë gji.

“Djali im është këtu.

Shá Yosef Nazarian

Zemra ime është e mbushur plot!

Burri im i vogël, ti që tani më ke mësuar kaq shumë gjëra dhe numri 1 ishte durimi.

Nuk kishte të bënte me atë se kur duhej të vije, por se kur doje të vije dhe më mësove se në jetë asgjë nuk të jepet kur e dëshiron, por kur është e destinuar të vijë në rrugën tënde.

Faleminderit për këtë mësim dhe për shumë të tjerë që do të vijnë”, -ka shkruar Emina.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Emina dhe bashkëshorti i saj Sam Nazarian janë prindër edhe të dy vajzave, Ella Faria dhe Mia Soraya, përkatësisht 5 dhe 3 vjeçe.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)