Restoranti 'Noma', pronë e shqiptaro-danezit Rene Rexhepi (Redzepi), është shpallur edhe njëherë më i miri në botë.

“Noma” në një listë prej 50 restorantesh, është votuar si më i miri, duke rrëmbyer kështu vendin e parë. Lista është bërë nga vlerësimet e 900 ekspertëve.

‘Asnjë udhëtim në Noma nuk është kurrë i njejtë ",- u tha në eventin që u mbajt në Belgjikë, aty ku u shpallën çmimet.

Restoranti njihet për specialitetin e përgatitjes së disa pjatave dhe fokusin që ka në përbërësit lokalë dhe sezonalë, si dhe njihet kryesisht për pjatën speciale 'Shawarma'.

William Drew, drejtori përgjegjës për aktivitetin e shpalljes së ‘50 Restorantet më të Mirë në Botë’, tha se 'Noma' mund të ketë qenë restoranti më me ndikim në gjeneratën e tij, duke vendosur standarde të reja në drejtim të kërkimit dhe burimit të përbërësve, zhvillimit dhe prezantimit të pjatave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by noma (@nomacph)

Rexhepi, gjithashtu, ka punuar në Universitetin e Kopenhagenit për të përcaktuar parimet e ditës skandinave. Kohët e fundit, dieta skandinave u rendit nga Us News dhe World Report si një nga mënyrat më të shëndtshme për t’u ushqyer.