Usher dhe partnerja e tij, Jenn Goicoechea janë bërë përsëri prindër!
Vetëm katër muaj pasi këngëtari njoftoi se ai dhe e dashura e tij ishin në pritje të fëmijës së dytë së bashku, Usher konfirmoi ardhjen e të voglit me një postim emocionues në Instagram ditën e djeshme.
"Përshëndetje, emri im është Sire Castrello Raymond. Unë jam anëtari më i ri në ekuipazhin e Raymond," nënshkroi muzikanti një fotografi bardh e zi që shfaq gjysmën e poshtme të fytyrës së të porsalindurit.
Këngëtari zbuloi gjithashtu se fëmija i tij më i vogël ka lindur disa javë më parë, më 29 shtator 2021.
View this post on Instagram
Data e lindjes së Sire është pothuajse një vit pasi çifti mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, një vajzë të quajtur Sovran, e cila mbërriti në 24 shtator 2020.
Usher është gjithashtu babai i djemve Usher Raymond V, 13 vjeç dhe Naviyd Ely Raymond, 12 vjeç, me ish-gruan Tameka Foster.