Miley Cyrus ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke konfirmuar më në fund thashethemet për një lidhje të re dashurie. Cyrus dhe i dashuri i saj baterist, Maxx Morando, konfirmuan të enjten romancën e tyre duke shkëmbyer një puthje në rrugët e Los Angeles.
Dy të rinjtë u panë në një trotuar në West Hollywood. Këngëtarja Cyrus dhe Morando u fotografuan duke u puthur dhe përqafuar.
29-vjeçarja Cyrus u nda me këngëtarin australian Cody Simpson në gusht të vitit të kaluar, ndërsa Morandon e përmendi për herë të parë në shtator, në një intervistë për "Vogue", dhe më vonë u pa me të në nëntor.
Ata ishin kapur për dore natën e Vitit të Ri në një festë në Miami, dhe në shkurt, bënë një pushim të vogël seksi në Cabo. Vetëm këtë javë, E!News i forografoi bashkë.