Hande Erçel dhe Kaan Y?ld?r?m janë çift prej disa muajsh, por ende nuk e kishin pranuar publikisht lidhjen e tyre të dashurisë. Të vënë në qendër të vëmendjes së mediave, çifti i ri kanë dashur të jenë të tërhequr nga titujt e mediave, edhe pse nuk ia kanë dalë.
Meqenëse janë parë nga paparacët disa herë, dyshimet se janë çift janë shtuar edhe më shumë derisa, së fundmi, është Kaan ai që ka dhënë një deklaratë për këtë romancë që ka lindur.
Për herë të parë publikisht, Kaan Y?ld?r?m bëri një deklaratë për marrëdhënien e tij me Erçel dhe tha “Faleminderit Zot”.
Ishte Hande Erçel ajo që u pyet e para për këtë dashuri të re, por duke mos dashur ta bëjë publike atë që po ndodh me jetën e saj, pyetjes së gazetarëve "Si po shkon me Kaan Y?ld?r?m?", ajo iu përgjig: "Çdo gjë është në rregull. Jemi këtu për biznes. Do të flasim për këto çështje private më vonë, faleminderit të gjithëve."
Ndërsa Kaan, pati një komunikim të shkurtër me gazetarët. Y?ld?r?m tha se sapo kishte ardhur nga Konya, ku ishte xhiruar seriali “Mevlana”. Megjithatë, kureshtjen e gazetarëve për raportin me Erçel, Y?ld?r?m e shoi duke dhënë një deklaratë.
"Ju keni filluar një marrëdhënie me Hande Ercel, të cilën edhe ajo e konfirmoi. Çfarë do të dëshironit të thoni për këtë temë?" – ishte pyetja e gazetarëve, së cilës Kaan iu përgjigj: "Gjithçka është shumë mirë dhe shumë e bukur tani. Falë Zotit, gjithçka është në rregull."
Kaan dhe Hande janë takuar për herë të parë 3 vite më parë, në xhirimet e serialit “Halka”.