Mozzik, këtë verë duket se i ka vënë qëllim vetes. Ose edhe mund ta ketë arritur: ‘Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”,- shkroi ai në një postim në Instagram pak ditë më parë duke hapur dyshimet se mund të ketë nisur një romancë të re.

Mbase mbishkrimi i fotove nuk ishte rastësi. Në disa ngacmime të fundit që Mozzik ka ndarë me miqtë e tij në Instagram, dyshimet kanë çuar edhe te një emër. Është Kiara Tito?

Hamendësimet e rrjetit kanë nisur pas postimeve të Mozzik dhe fustanit të moderatores.

Mozzik publikoi një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze. Në foto është i dukshëm edhe fustani jeshil, i njëjtë me atë të Kiara Titos.

Reperi nuk ka dhënë asnjë detaj më shumë, por fustani mund të ketë zbuluar edhe identitetin e saj.

Është Kiara Tito vajza e mistershme që ka publikuar Mozzik?