Lajmi që ka qarkulluar një ditë më parë nëpër portale për një lidhje të mundshme të Kiara Titos me reperin e njohur Mozzik bëri që vetë moderatorja të reagonte pas postimit të disa fotove.

Në një postim në Instagramin e saj, Kiara sqaron se i kanë nisur disa foto për të cilat aludohet se mund të jetë ajo. Duke mohuar këto hamendësime Kiara kërkon që para se të postohen të tilla lajme, të verifikohen rrethanat.

“Nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vertetojini rrethanat”,- shkruan Kiara pas fotove të postuara në rrjet.