Dasma e një viti më parë u bë kryefjala e lajmeve rozë në mediat turke, edhe sepse në qendër ishte bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi. Motra e saj, Ilda, dhe basketbollisti me origjinë nga Kosova, Kenan Sipahi, lidhën kurorë në një ceremoni përrallore, e cila u pasqyrua edhe në mediat shqiptare.
Pothuaj një vit më pas, Ilda dhe Kenan janë bërë prindër për herë të parë.
View this post on Instagram
Para pak ditësh, ka ardhur në jetë vajza e tyre, të cilën ata e kanë pagëzuar me emrin Keila.
Në një foto të Ildës në llogarinë e saj kanë vërshuar dhjetëra urime për vogëlushen që ia ka shtuar çiftit lumturinë.
View this post on Instagram