Aktorja turke, Sinem Unsal, e njohur për rolin e Nazllë në serialin ‘Doktori i mrekullive’, duket se po përjeton një histori të re dashurie, pas lidhjes 4-vjeçare me Kivanç Kilinç.
Seriali i fundit në të cilin dy aktorët kanë luajtur të dashuruarit, ‘Gizli Sakli’, u bë realitet. Sinem Unsal dhe aktori Halit Ozgür Sari ishin çifti protagonist dhe pavarësisht se u munduan të mos e tregonin historinë e tyre që e vijuan edhe pas filmit, lajmi se janë duke i bërë pushimet bashkë, qarkulloi shpejt në mediat turke.
Aktorja bukuroshe, e cila ka qenë mjaft e suksesshme sidomos me rolin e saj në “Doktori i mrekullive”, u bë kryefjalë e lajmeve të showbiz-it edhe për jetën e saj personale.
Për disa vite, ajo ndante në rrjetet sociale foto me të dashurin, aktor gjithashtu, Kivanç Kilinç, me të cilin u ndanë për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin.
Kohët e fundit, mediat kishin nisur aludimet për një histori të re të Sinem me aktorin me të cilin ajo ka luajtur serialin ‘Gizli Sakli’.