Aktorja e njohur turke, e përfolur për historitë e dashurisë që duket se ende nuk e kanë gjetur një ekuilibër, në një intervistë të fundit për revistën ‘L'Officiel’, ka thënë se fundi i një lidhjeje duhet festuar njëlloj si fillimi i saj.
 
Për momentin, Buyukustun po shijon suksesin e serive ‘Pema e ullirit’. Aktorja e njohur, e cila u ritakua me publikun në projektin e ri në ‘Netflix’, foli edhe për procesin e përfundimit të lidhjes.

Emri i Tuba-s u përmend për herë të fundit për një lidhje me Serkan Altunorak, ndërkohë që vite më parë ka lënë një martesë 6-vjeçare me Onur Saylak, me të cilin ka edhe dy vajza binjake.

Duke folur për ‘L'Officiel’, Buyukustun tha: ‘Ashtu siç festohet fillimi i një lidhjeje, edhe fundi i saj duhet të festohet me entuziazëm. Është shumë bukur kur dy njerëz mund të bashkojnë duart dhe të thonë: ‘Tani, ky udhëtim mbaron këtu. Le ta përfundojmë këtë proces duke festuar'. Nuk e di pse nuk e bëjmë dot as ne’ – tha aktorja duke lënë të kuptohet se edhe përpjekja e saj e fundit për të krijuar një lidhje të re nuk ka funksionuar.