Adriana Lima ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë dhe të parin me partnerin e saj, Andre Lemmers. Cyan Lima Lemmers ka lindur më 29 gusht, në Santa Monica, Calif.

Një burim i afërt tha për ‘People’ se ‘nëna dhe fëmija janë në shtëpi dhe gëzojnë shëndet të plotë’, duke shtuar se Cyan 'ka trashëguar buzët dhe sytë e së ëmës’.

Cyan është ngjyra midis jeshiles dhe blusë në spektrin e dukshëm të dritës. Cyan është ngjyra e ujërave të Bora Bora dhe Maldive, vendet në listën e familjes sonë. Cyan tani është ngjyra jonë e preferuar… ngjyra e syve të djalit tonë. Mirë se erdhe në këtë botë Cyan Lima Lemmer’, shkruan supermodelja me famë botërore, Adriana Lima.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Adriana Lima (@adrianalima)

Ish-engjëlli i Victoria's Secret, 41 vjeç, është nënë e vajzave Valentina, 12 vjeç dhe Sienna, 9 vjeç, me ish-bashkëshortin Marko Jaric.

Çifti u nda në vitin 2014 pas pesë vitesh martesë.