Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, të cilët tashmë kanë një vajzë së bashku, po përpiqen të kenë edhe një fëmijë tjetër. Në shtator, çifti, pas ndarjes në vitin 2019, kaluan pushimet familjare së bashku me vajzën e tyre 5-vjeçare Lea.

Një burim tha për median Page Six: “Ishte një arratisje e vërtetë familjare dhe se dy të famshmit po mendojnë të rikthehen bashkë. Irina do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla”.

Aktualisht, flitet që Cooper, 47 vjeç, ndan të njëjtin mendim me modelen. Por megjithëse të dy duan të zgjerojnë familjen e tyre, martesa ende nuk është në planet e tyre të afërta.

Një burim për revistën People, u shpreh: “Pasi u ndanë, asaj i mungonte ai. Ajo ndihet shumë krenare se si kanë qenë në gjendje të shkojnë mirë dhe të prindërojnë për vajzën e tyre të bukur.”

Së fundmi ata janë parë duke kaluar më shumë kohë së bashku. Të hënën, modelja dhe aktori u fotografuan duke shëtitur qentë e tyre në New York City.