Një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura në Greqi, sidomos pas pjesëmarrjes në Eurovizion, kur karriera nisi t'i merrte një hov të jashtëzakonshëm, tashmë është në fokus të mediave për jetën personale. Pak javë më parë, për Eleni Foureiran u përhap lajmi se është në pritje të ëmbël, ndonëse vetë këngëtarja me origjinë shqiptare nuk deshi ta bëjë publike këtë pjesë private të jetës së saj. Por kur ka mbetur edhe pak nga lindja e fëmijës, Eleni ka postuar disa foto intime me partnerin Alberto Botia, ku duket lehtësisht edhe barku i rrumbullakosur.

Gjithçka nisi kur Eleni Foureira anuloi turneun e saj veror për arsye shëndetësore. Thashethemet u përshkallëzuan dita-ditës, për shkak të fotove që këngëtarja postonte me bluza të gjera.

Megjithatë, ajo heshti, pa i mohuar lajmet e shtatzënisë, derisa sot konfirmoi me foto atë që shkruhej prej disa javësh. Ende nuk dihet gjinia e fëmijës së parë të artistes, por, me siguri, edhe atë Eleni do ta zbulojë për të gjithë pas lindjes.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eleni Foureira (@foureira)