Sezoni i ri pranverë – verë i këtij viti për burra është prezantuar sërish nga ai që mban postin “Brand Ambassador” i markës së njohur italiane “Aquamarine”, Xhani Shqerra.
“Në hapat e Dantes…” është spoti i ri i sapoprezantuar nga moderatori i njohur i ekranit, i cili, edhe për këtë vit zbulon përsëri elegancën dhe stilin unik të një marke historike.
“Aquamarine Firenze”, për sezonin “Spring – Summer 2023” e ka “dërguar” Xhanin nëpër sheshet dhe rrugët kryesore të Firences – qyteti historik, me rrëfime të jashtëzakonshme e me simbole unike, si Dante Aligeri.
Një film i shkurtër me protagonistin shqiptar dhe me praninë e një mysafiri të njohur italian si Franco Mazzetti, ia ka arritur qëllimit edhe këtë vit: të shpalosë me elegancë një prej koleksioneve më të veçanta të sezonit të ngrohtë.
Simbol i stilit italian, pa dalë nga veçoritë e personalitetit shqiptar, Xhani Shqerra ruan me fanatizëm klasiken duke e kombinuar natyrshëm me modernen. Këtë ka gjetur më së miri edhe te marka që ai prezanton.
“Aquamarine Firenze” ka zgjedhur sërish moderatorin shqiptar për të ruajtur autenticitetin e saj të kahershëm, pa dalë nga stili unik, i rrënjosur tashmë prej vitesh.
I freskët, elegant, i hijshëm (i pashëm, domosdo), Xhani Shqerra risjell një gamë të re veshjesh të markës italiane në Shqipëri, duke zbuluar disa prej detajeve identifikuese të “hapave të Dantes…”