Këngëtari britanik, Ed Sheeran, është gati të dominojë sërish me albumin më të rri që do e publikoj së shpejti. Këngëtari bëri një intervistë me Zane Lowe në shfaqjen e tij Apple Music përpara publikimit të rekordit të tij të ri “Subtract” të premten.

Ed Sheeran ka folur rreth krijimit të një albumi mbi pikëllimin dhe depresionin, duke treguar se si albumi i tij i ri është më i “pakëndshëmi” deri më tani.

Dhe duke folur për albumin, Ed Sheeran tregoi se si i shpërndau ndjenjat e tij pas asaj që kishte qenë një periudhë 'e tmerrshme' në jetën e tij, e cila pa vdekjen e shokut të tij Jamal Edwards dhe diagnostikimin e gruas së tij Cherry me kancer.

Ylli gjithashtu pranoi se ai qante 'çdo ditë' që nga vdekja e Jamal, duke thënë se ai mendon se është mënyra më 'me respekt' për të ndjerë dikë që ka humbur.

Ed tregoi se ky album është më "njerëzori" dhe më "i pakëndshëm" qe ka bërë, madje shpërtheu në lot kur e diskutonte.

Krijuesi i hitit Shape Of You vazhdoi të thoshte se gjatë gjithë pikëllimit të tij, ishin fëmijët e tij ata që do ta shkundnin nga gjendja e tij e depresionit pasi nevojat e tyre duhej të plotësoheshin.

“Arsyeja që kam qarë gjatë intervistës është se kjo është jeta reale për mua”, shpjegoi ai.

“Këto janë gjëra që unë ende po kaloj, jam ende duke i përpunuar. Më duket se ky album është padyshim më humani. E urrej kur artistët thonë: "Është rekordi im më personal deri tani", sepse ndihem sikur çdo album që publikoj është super-personal.

Ndërkohë gjatë intervistës, Ed Sheeran pranoi se e urren idenë për t'u parë si një 'yll i trishtuar i pop-it', pavarësisht se detajoi vështirësitë e tij të fundit në albumin e tij të ri.