Është shumë normale të duash një partner, të kesh dikë që të do dhe e do.
Megjithatë, ka shumë arsye “të gabuara” pse kërkoni të forconi një lidhje, dhe nuk e lejon të vijë natyrshëm.
Këto janë disa arsye të mundshme pse vazhdimisht kërkoni të jeni në një lidhje.
1. Të gjithë njerëzit rreth teje janë në një lidhje
Të gjithë e dimë sa e tmerrshme është të jesh gjithmonë ‘third wheel’ nëse të gjithë miqtë e tu janë të lidhur.
Megjithatë, ky problem është mjaft i lehtë për t'u zgjidhur. Përpiquni të gjeni dhe të miqsoheni me më shumë beqarë si ju, por mos i braktisni miqtë tuaj në lidhje.
2. Keni nevoja seksuale.
Hej, të mos harrojmë se është normale të kesh nevoja seksuale, sidomos nëse keni qenë vetëm për një kohë të gjatë.
Megjithatë, është më mirë të mos krijoni një lidhje, vetëm se keni nevojat tuaja seksuale.
3. Keni frikë se mbeteni ‘single’.
Ndoshta ju mendoni se jeni të vështirë për t'u dashuruar dhe mendoni se nuk do ta gjeni kurrë dashurinë. Ju mendoni se ndoshta dashuria nuk është e shkruar për ju dhe se do të qëndroni single përgjithmonë.
Nuk ka pse të ndodhë tani dhe nuk duhet ta forconi një lidhje vetëm nga frika se mos mbeteni beqarë.