Në një trailer të episodit 4 të sezonit 3 të The Kardashians, supermodelja, 27 vjeçe, pyetet se si po shkon shtatzënia e saj nga një prej producentëve gjatë një rrëfimi. Në vend që t'i përgjigjet pyetjes, Jenner i le shikuesit të varur deri në episodin e javës së ardhshme.
Gjatë sezonit 2 të The Kardashians, Kris Jenner, 67 vjeç, foli me Kendall për mundësinë e lindjes së një fëmije, duke i thënë modeles: “Thjesht po mendoja, ndoshta është koha që të kesh një fëmijë”.
Në episodin e ardhëshëm një prej producentëve e pyet “Si po shkon shtatzënia” dhe përgjigjja e Kendall na la të gjithëve me gojë hapur, deri në një moment!
“Mirë”- thotë ajo teksa shpjegon se i është dashur ta shohë vezën në eko, ndërkohë që s’dukej ende asgjë, pasi nuk ishte krijuar.
“Shtatzëninë e kalit tim”- thotë ajo më tej, duke lënë të gjithë botën të besonte që ajo dhe Bad Bunny do të bëheshin prindër.