Pas një shkëputjeje relativisht të gjatë nga muzika, këngëtarja Eni Koçi shumë shpejt do të rikthehet me projekte të reja.

Lajmin e rëndësishëm për të e ka bërë të ditur vetë ajo në një bisedë më ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur se kur do t’i kthehet muzikës, ajo ka thënë se është duke punuar në studio në disa projekte.

“Tash i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, është shprehur ajo.