Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi ka festuar ditën e sotme 32-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të speciale për të, të shumta kanë qenë mesazhet dhe urimet e përzemërta nga miq, familjarë e ndjekës.

Këngëtarja ka postuar disa prej tyre në ‘Instastory’, ku shfaqet krahë miqve e familjarëve të saj.

Rikujtojmë se Greta është në një pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë e një djali. Lajmin e bukur, ajo e njoftoi nga një festë ‘babyshoëer’ ku çdo detaj i dekorit ishte në ngjyrë blu.