Vetëm një javë pasi Kate Middleton, Princesha e Uellsit, kërkoi falje për modifikimin e një fotoje të saj dhe të fëmijëve të saj në Ditën e Nënës, familja mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar ka goditur sërish me një tjetër portret familjar-i cili rastësisht lidhet me Middleton.
Getty Images, një nga agjencitë më të mëdha të fotografive në botë, paralajmëroi publikun për imazhin e dytë i cili ishte i manipuluar.
Në foto dukeshin qartë ndryshimet të cilat ishin përmirësuar në mënyrë dixhitale. Fotografia dyshohet që është marrë nga Middleton në gusht të vitit 2022, në Skoci.
Ajo u shpërnda nga llogaria zyrtare e mediave sociale për Princin dhe Princeshën e Uellsit më 21 prill 2023, për të përkujtuar atë që do të ishte ditëlindja e 97-të e Mbretëreshës Elizabeth. Mbretëresha Elizabeth vdiq në shtator 2022. Fotoja iu dërgua edhe agjencive si Getty.
Getty ishte një nga agjencitë e shumta fotografike, së bashku me Associated Press dhe Reuters, që hoqën fotografinë e Ditës së Nënës së Middleton nga ofertat e saj javën e kaluar. Agjencitë lejojnë vetëm redaktim minimal në fotot që shpërndajnë.