Kombëtarja shqiptare ka humbur njëkohësisht dy elementë mes atyre që trajneri Silvinjo kishte planifikuar në radhët e skuadrës së tij për grumbullimin e muajit tetor, për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë.
FSHF ka bërë të ditur zyrtarisht se përvecc Ardian Ismajlit, edhe Adrion Pajaziti ka humbur këto ndeshje për shkak dëmtimi dhe nuk do të jetë i pranishëm.
“Mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti nuk do të jenë pjesë e skuadrës për dy sfidat e tetorit për shkak dëmtimesh. Ismajli dhe Pajaziti kanë kryer vizitat mjekësore në klubet respektive dhe pas shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë për këto dy sfida”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.
Kësisoj, lista e Silvinjos mbetet me vetëm 23 lojtarë dhe pritet që në ditët në vijim të ketë të ftuar të tjerë nga lista shtesë për të mbushur radhët e përfaqësueses e për të shmangur surpriza të tjera të pakëndshme.