Shqipëria ka fituar me shifrat 1-0 në Serbi ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 duke triumfuar në Leskovac dhe duke blinduar vendin e dytë në grupin kualifikues.

Një gol i Rei Manajt në fundin e pjesës së parë mjaftoi për të siguruar tre pikë të arta në këtë transfertë, duke mundur përfaqësuesen serbe përsëri në fushën e saj, ashtu siç kishte ndodhur edhe 11 vite më parë, por tashmë edhe pas përfundimit të 90 minutave.