
Këngëtarja Rita Ora, i është bashkuar kastit të komedi-dramës së re të Amazon MGM Studios, Honeymoon with Harry, ku do të luajë përkrah emrave të njohur si Kevin Costner, Jake Gyllenhaal dhe Sarah Pidgeon.
Ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë roli që do të interpretojë Ora në këtë projekt. Ky film shënon rikthimin e saj në bashkëpunim me Amazon, pasi më herët ajo ka luajtur përkrah Henry Cavill dhe Sterling K. Brown në filmin Voltron, me regji të Rawson Marshall Thurber, i cili pritet të dalë në kinema vitin e ardhshëm.
I bazuar në librin e Bart Baker, Honeymoon with Harry tregon historinë e një burri të ashpër dhe disi “të papërpunuar” (i luajtur nga Gyllenhaal), i cili përfundon duke ndarë një udhëtim që nuk e dëshiron me babain e fejuarës së tij (Pidgeon), një figurë e vështirë, tepër mbrojtëse dhe e prerë (Costner) pasi një ngjarje që ia ndryshon jetën u prish planet.
Në sfondin e një muaji mjalti në një ishull, dy burrat përplasen dhe grinden vazhdimisht, por gradualisht zbulojnë një lidhje të papritur mes tyre.
Filmi do të drejtohet nga Glenn Ficarra dhe John Requa, ndërsa skenari është shkruar nga Dan Fogelman. Mes producentëve janë vetë Fogelman, Mike Karz përmes Gulfstream Pictures, si dhe Jennifer Salke përmes kompanisë së saj të sapokrijuar Sullivan Street Productions.
