
Përgatitjet për koncertin e Shakirës në Brazil janë kthyer në një tragjedi, ku një anëtar i ekipit teknik që po punonte për përgatitjen e skenës së koncertit falas të Shakira ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik.
Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ndërsa përgatitjet për festivalin Todo Mundo no Rio ishin në kulm.
Organizatorët e eventit konfirmuan lajmin përmes një reagimi publik, duke bërë të ditur se shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe i ofruan ndihmën e parë punonjësit të plagosur.
Pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë në spital, viktima nuk arriti të mbijetojë.
Viktima kishte pësuar lëndime të rënda në gjymtyrët e poshtme, pasi ishte bllokuar në një sistem ngritës gjatë punës.
