Këngëtari Robert Berisha i është rikthyer sërish raportit me këngëtaren Tuna, të cilën e ka pasur kunatë.

I pyetur nëse ka ndonjë shpresë që të përmirësohet marrëdhënia e tyre, artisti tha se kjo nuk do të ndodhë ndonjëherë.

Ai thekson se Tuna nuk është sjell mirë me nënën e tij, që ka ndërruar tashmë jetë nga kanceri.

"Unë edhe kur kanë qenë bashkë ata e kam vendosur atë punë. Nuk kam dashur marrëdhënie fare, e ka stilin e jetës të vet edhe sjelljet e saj do të thotë, të vazhdon kudo por jo me nënën time, me nënën që e kam pasur me kancer edhe sjelljet e saj nuk kanë qenë të mira, e kam treguar në disa intervista.

Ka qenë bashkë me vëllanë, tani që nuk janë bashkë vetëm i dëshiroj suksese jetë të gjatë suksese asaj dhe fëmijëve të saj, nuk kisha dashur kurrë të dëgjoj diçka të keqe për të por unë kam dhënë shenjë në anë të majtë ti jepi në të majtë. Nuk ka ndikuar në marrëdhënien me vëllanë", tha ai.

Roberti nga ana tjetër ka një raport shumë të mirë me Patrisin, që prej vitesh po ashtu u nda nga Tuna, ndonëse kanë bashkë dy fëmijë.