Projekti i Zvërnecit është tema e ditës në konferencën e sotme të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama hodhi poshtë aludimet që toka iu është falur izraelitëve, duke thënë se toka private i është shitur nga vetë pronarët investitorëve nga Katari.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të presin përfundimin e procesit të shqyrtimit të projektit përpara se të nxjerrin përfundime, duke theksuar se debati nuk duhet të fokusohet te kompania private, por te e ardhmja e vendit.

'Është diçka krejt tjetër lërini të mbarojnë punën pastaj gjykoni, nëse nuk do ju pëlqejë projekti shkoni dhe merrini me guna përmbi tela. Në fund fare nuk mund ta lëmë këtë debat të bëhet për një kompani private hajvanësh që na morën fytyrën të gjithëve. Edhe pse unë nuk do isha aq i lumtur kur i shikoj ato pamje që i shpërndan bota. Ky nuk është debat as për Shefqet Kastratin të jemi të qartë.

Është debat për Shqipërinë dhe për çfarë Shqipëri duam nesër. A e mbajmë dot sfidën e një gjëje të madhe, Është projekt i madh dhe ka rrisqet e veta. A jemi gati të punojmë për këtë, kjo është sfida jonë dhe për këtë duhet të angazhohemi. Nuk kemi asnjë luftë apo dilemë lidhur me ata që protestojnë me ju që ju drejtohem gjatë gjithë kohës', tha ai.

Rama komentoi edhe incidentin e vendosjes së telave me gjemba në zonë, duke e cilësuar atë si një veprim të papranueshëm dhe skandaloz.

'Për të dhënë të gjitha porositë e duhura nëse investime do të shkojë përpara. Për Sazanin po kemi detyrë t'ju informojmë. Nuk mund të bëhet një gardh shumë i shëmtuar, një akt skandaloz i një roje sigurie, pleshti që djeg gjithë jorganin, kompania e mori dënimin e vet të plotë. Ata që vunë telat me gjemba do ta paguajnë dhe ne do vazhdojmë përpara. Mos harroni ditën që do më shkonte në mendje që t'ju tradhtoja do largohesha kokëulur dhe nuk do rrija më këtu. Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë”, tha ai.

Përcaktimi i brezit mbrojtës, është i shkruar, projekti duhet të konisderojë dhe respektojë brezin mbrojtës nga vija e lagunës. Kjo distancë duhet të ruajë peizazhin natyror, cilësinë e habitatit dhe të garantojë porceset ekologjike, karakteristike të zonës. Është e shkruar, përpara, kur ka ardhur kompania dhe është përballur me të gjitha vërejtjet', tha Rama.