Emri i tij është bërë i njohur në Shqipëri pas pjesëmarrjes në Sanremo 2016 me "Odio le favole", edhe pse nuk ishte hera e parë që ngjitej në atë festival, ku ka kënduar me grupin “La fame di Camilla”, por ishte hera e parë si solist. Gjithsesi Sanremo është vetëm një përrallë dhe në mos e urryeshme për këtë, e fundme.

Ajo që ka rëndësi me të vërtetë, është diçka që fund nuk ka. Mund të jetë puna e dikujt, me duart që prekin argjilë, koka fëmijësh, litarin që ngre velat, a pianon, pak rëndësi ka. Apo ndonjë dashuri e lindur në ditë të bekuar. Që për gjithë botën vazhdon të jetë një ditë çfarëdo. Muzika, gjithashtu...Me të cilën Ermal Meta ka fatin të jetojë në atdheun e tij të dytë, Itali. Në tokën që do kërkonte çdo poet në muzikë, siç është ai, ku, si pakkund ndodh, këngët kujtohen me vargje dhe muzika duket sikur është krijuar që të dëgjohet melodia e tekstit.

Dhe Ermali e ka gjetur veten. Sot, shumë krijime të tij, i këndojnë emra edhe më të njohur se ai, nga ana tjetër, ai vetë po prezanton albumin “Umano”. Në fund të fundit, ndonjë dallim të madh nuk ka. Procesi i të krijuarit është gjithmonë i njëjti. Dhe sa për famën, ky ujk njerëzor, vetëm sepse nuk pranon të jetë dele, nuk duket të jetë i uritur.

Ndërkaq ka nisur një tur krejt të veçantë, duke ftuar njerëzit në studio regjistrimi për të parë me sytë e tyre ç’ndodh, teksa shkelin vijën mes muzikantëve dhe publikut, me të cilën Ermalit nuk i pëlqen të jetë i rrethuar dhe mbajnë ndezur një zjarr kureshtjeje, që sot rrezikon të shuhet.

Por ka ende shpresë. Ashtu si ka ende poezi në muzikë. Gjëra si këto, që nuk e kanë një fund. Gjëra si këto, që vlejnë me të vërtetë. 

Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?

Të mos kem më mendime dhe projekte.

Vendet ku do doje të jetoje.

Vendi ku jetoj tani, në Itali ndihem mirë.

Ëndrra jote për lumturinë.

Familja ime e lumtur, në një ditë çfarëdo.

Fajet që të ngjallin më shumë dëshirën për të falur.

Fajet e dashurisë janë gjithmonë të falshme…

Cilët janë heronjtë e tu fiction?

Batman dhe Superman-i. Filmi që i vinte kundër, nuk më pëlqeu fare.

Po heroinat?

Wonder Woman dhe BatGirl...

Cilët janë heronjtë e tu në jetën reale?

Mamaja ime.

Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?

Jean D’Arc dhe William Wollace.

Cilësia që admiron më shumë te një burrë.

Ndershmëria.

Po te një grua?

Kultura dhe inteligjenca.

Tipari yt më i spikatur?

Padurimi.

Çfarë vlerëson më shumë te miqtë?

Që më durojnë.

Cili është defekti yt më i madh?

Padurimi.

Aktiviteti i preferuar?

Beh, të shkruaj dhe të lexoj.

Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?

Ekzaktësisht ky që jam.

Ngjyra e preferuar?

Së fundmi, ngjyra blu.

Lulja e preferuar?

Luledielli.

Shpendi që të pëlqen?

Shqiponja.

Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?

Bukowski, Pirandello.

Po poetët?

Montale, Ungaretti.

Kompozitorët e preferuar?

Chopin, Mozart, Rachmaninov.

Po piktorët?

Picasso, Dalì.

Ajo që urren më shumë se gjithçka.

Dhuna.

Cila është ajo gjëja e keqe te ty?

Diçka është, si te të gjithë njerëzit.

Cila është dhuntia që do doje të kishe?

Pak prirje kopshtarie, bimët nuk jetojnë gjatë me mua.

Si do doje të vdisje?

Në paqe.

Në ç’gjendje shpirtërore je aktualisht.

I trazuar si deti, por në thellësi i qetë.

Cila është motoja jote në jetë?

Vrit me buzëqeshje dhe varros me sukses.