
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar gjininë e fëmijës së dytë që po pret.
Përmes një instastory në rrjetet sociale, këngëtarja konfirmoi se ajo dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen sërish prindër të një djali.
Siç shihet edhe në foto, djali i tyre i parë shfaqet pranë një tullumbaceje të kaltër ku shkruhet “It’s a boy”.
Ky zbulim i bukur vjen vetëm pak javë pasi Dafina zgjodhi skenën e koncertit të saj në Tiranë për të dhënë lajmin e madh se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

