
Larja e fytyrës është hapi më i rëndësishëm i rutinës së kujdesit për lëkurën. Zgjedhja e një larësi (cleanser) të papërshtatshëm mund të shkaktojë tharje, yndyrë të tepërt, akne ose irritim. Prandaj, është e rëndësishme të kuptoni tipin e lëkurës suaj dhe të përdorni produktin që i përshtatet më së miri.
Çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme: lëkura e yndyrshme kërkon pastrim më të thellë, lëkura e thatë ka nevojë për hidratim, ndërsa lëkura e ndjeshme kërkon formula të buta dhe pa irritues. Zgjedhja e duhur ndihmon jo vetëm në pastrimin e papastërtive, por edhe në ruajtjen e balancës natyrale të lëkurës.
Në vijim, do të shohim se cilët larës janë më të përshtatshëm për secilin tip lëkure dhe si t’i përdorni në mënyrën e duhur.
Larësi xhel
Larësit në trajtë xheli përgjithësisht prodhohen për një pastrim të thellë të lëkurës, kanë efekte pozitive për të pastruar poret e bllokuara dhe largojnë yndyrën e tepër e bakteret që shkaktojnë puçrra.
Ideal për: Lëkurat shumë të yndyrshme ose lëkurat mikse
Larësi krem
Larësit në trajtë kremi kanë një përmbajte të trashë, kremoze dhe përmbajnë veti hidratuese. Pastrojnë butësisht lëkurën pa i hequr vajrat natyralë. Pastruesit-krem mund të jenë në formën e qumështit ose locionit.
Ideal për: Lëkurat e thata dhe të ndjeshme, lëkurat normale
Larësi shkumë
Larësit në trajtë shkume janë pastrues të lehtë. Ky lloj pastruesi heq yndyrën e tëpërt dhe është po aq efektiv sa pastruesi xhel.
Ideal për: Lëkurat e yndryshme, mikse dhe normale
Ujë micelar
Uji micelar është një formë përzierje e ujit të zakonshëm dhe molekulave të vajit, që largojnë papastërtitë dhe heqin makeup-in.
Ideal për: Lëkurat e thata dhe të ndjeshme, lëkurat normale.
