
Nëse ka një person që di si të kombinojë rehatinë me stilin gjatë udhëtimeve, ajo është Gigi Hadid. Modelja është fotografuar së fundmi duke u larguar nga New York City e veshur me një palë pantallona të zeza me bel me lidhëse, prerje të gjerë dhe gjatësi mbi kyç.
Nuk është hera e parë që Gigi zgjedh veshje praktike për aeroportin, por këtë herë duket se ka vendosur edhe një trend të ri.
Për paraqitjen e fundit, Gigi i kombinoi pantallonat me një bluzë të zezë të ngushtë, shapka të zeza dhe një çantë në ngjyrë kafe të hapur, duke krijuar një pamje elegante, por njëkohësisht shumë komode dhe ideale për aeroport apo udhëtime të gjata.
Është një kombinim minimalist që mund të vishet lehtësisht edhe në përditshmëri. Vetëm pak ditë më parë, ajo u shfaq me një model të ngjashëm në ngjyrë bezhë, duke konfirmuar se këto pantallona janë zgjedhja e saj e preferuar për udhëtime.
