Me siguri keni lexuar të paktën një artikull nga mbrëmja e kaluar për dasmën e Bleros dhe Afronës. Çifti i thanë “Po” njëri-tjetrit buzë detit, teksa perëndonte dielli dhe shoqërues ishin personat më të aftërt të tyre. Ceremonia e celebrimit nisi rreth orës 18:30 dhe ishte plot emocione. Çifti e kishin pritur gjatë këtë moment dhe kur ndodhi, ishte kaq e bukur. Prej 4 vitesh në lidhje, data 21 shtator do të mbahet mend gjithmonë për çiftin pasi do të jetë përvjetori i martesës së tyre. (Edhe shqiptarët do ta mbajnë mend këtë datë për shkak të tërmeteve, por le të rikthehemi tek dasma).
Blero u shfaq në altar së bashku me vajzën e tij, Tarën princeshën, që nuk mund të mungonte në këtë ditë kaq të rëndësishme për babain.
Nëse Bleron e shoqëronte Tara, Afronën sigurisht babai i saj.
Ceremonia e celebrimit mes luleve dhe përballë detit, ishte një ëndërr. Class Events që është kujdesur për çdo detaj në dasmën e tyre, e çoi në një tjetër nivel këtë ceremoni martese.
View this post on Instagram
Pasi ata i thanë “Po” njëri-tjetrit me shpresën se do të jetë përgjithmonë, filloi dasma e vërtetë. Nga fustani me mëngë të gjata, tejet i bukur dhe brenda thjeshtësisë së Afronës, nusja u shfaq si një princeshë me fustanin e dytë me xixa dhe supe të rëna.
Ylli Limani, artisti i baladave këndoi “All of me” të John Legend, një kërkesë kjo e çiftit për vallëzimin e tyre të parë si burrë dhe grua.
View this post on Instagram
Kërcimi romantik i çiftit i la më pas radhën këngëve tradicionale dhe artistëve të shumtë që kënduan për Bleron dhe Afronën. Meda, Shkurte Gashi, Nrg Band, Sabri Fejzullahu, Sinan Hoxha, Gena dhe shumë këngëtarë të tjerë e bënë këtë dasmë një koncert të vërtetë. Shumë personazhe VIP ishin pjesë e kësaj dasme që do të mbahet mend gjatë për gjithë energjinë e bukur që përcolli.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës si në çdo event të tillë ishte prerja e tortës. Aty Blero kishte përgatitur një surprizë për Afronën. Çfarë mund t’i ofrojë një këngëtar gjysmës së tij? Një këngë. Blero kishte realizuar një këngë për Afronën të cilës ia këndoi për herë të parë në dasmë dhe ajo u përlot. Të dy u përlotën në fakt. Vallëzuan së bashku këtë këngë.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
Nëse mendoni se dasma mbaroi këtu, gaboheni. Afrona duhet të hidhte buqetën me lule, për t’i dhënë fat dikujt tjetër, për t’u martuar. Dhe gjejeni kush e kapi buqetën? Vëllai i Afronës. Pra, në familjen e nuses nuk ka të ndalur dasmat.
Në fakt në dasmë nuk kishte të ndalur kërcimi. Pas festës brenda tendës buzë detit, një tjetër party i priste të ftuarit jashtë, natën vonë.
Class Events realizoi edhe një tjetër dasmë ëndrrash…Blero dhe Afrona u trashëgofshi!
Lexoni gjithashtu:
Ky është momenti më emocionues nga dasma e Afronës dhe Bleros
Dasma përrallore e Afronës dhe Bleros, detajet nga dekori magjik
Afrona emocionohet nga surpriza e Bleros dhe nuk mundi t'i mbante lotët
Paskemi dasmë edhe vitin tjetër! Kush i kapi lulet në dasmën e Afronës dhe Bleros?