Fotoja e një gruaje që shet barishte e lexon një libër po shpërndahet nga shumë persona dhe faqe pasi Bislim Ahmetaj e postoi në faqen e tij një ditë më parë. Dhe këto kanë qenë me siguri 24 orët më të famshme nga jeta e kësaj gruaje, që ngelet gjithsesi e panjohur. Ajo që dimë është që shet barishte pa leje në një trotuar të Tiranës dhe që po lexon librin e shkruar nga i biri që jeton në Kanada.

“Filozofia qe percjell kjo foto vlen shume me teper se reforma ne drejtesi, vlen njemije here me shume se te gjitha fjalimet qe mbajne udheheqesit politik te ejten ne parlament apo gjate gjithe javes neper tribuna te ndryshme. U emocionova aq shume kur e pashe kete nene qe ulur mbi nje gure, me kater pese duar barishte perpara po lexonte nje liber. Ju afrova dhe I kerkova leje ta fotografoj, Ajo me tha : Jo te keqen nana se ju na I qitni ne internet fotografite e masanej vine policat e s'na lane me shite. Kur e pyeta se cfare libri po lexonte. Ajo mu pergjigj me nje afshame dhimbje qe i doli nga thellesia e shpirtit: E ka shkruar im bir qe jeton tash 15 vite ne Kanada... Me la pa fjale, doja t'ja blija gjithe barishtet qe kishte shtruar mbi trotuar por per fat te keq isha nisur per nje takim dhe koha s'ishte me mua...shpresoj ta shoh prape dhe tja blej ate meter katror me barishte ne trotuarin prone e pushtetit dhe jo e publikut”-shkruan Ahmetaj.

Të tjerë kanë ndarë ose ripostuar foton e kësaj gruaje me komentet e tyre. Moza Demiri i ka kushtuar këtë radhë, gruas së famshme të panjohur.

Ti vjen era majdanoz

Kjo foto nuk do fjalë. Mbas nje dite stresi fb-jane me skandale monstruoze, me del kjo Nënë përpara me majdanozin dhe qepet, e ndër kohë qe pret ndonjë klient për të shitur ndonje tufë... lexon një liber, madje as fytyrën nuk ja shohim dot. Në pak sekonda mu kujtuan këta letrarët e "mëdhenje" që harxhojnë një arsenal të tërë mashtrimesh dhe sajesash, me biblioteka sa para e mbrapa, me poza qesharake, duke imituar fotot e penave të mëdha botërore, të shtirur dhe me qëllimin e vetëm që: Të duken pak intelektual apo njerëz të penës, por që unë do ju shkëmbeja vendet...ata tek qepa dhe hudhra dhe Nënën në një karrike dinjitoze të njeriut të vërtetë........të hash nga dora jote....do të thotë të të shkoj drejt e në zemër.

Dhe komentet nuk mbarojnë, duke theksuar vuajtjen e shumë njerëzve që librat i duan dhe nuk i përdorin për dukje, që ndezin dhe shuajnë mallin me to, që  gjejnë njeriun e largët dhe gëzimin aty.

Si ca kohë më parë kur në profilin e tij, Gimi Fjolla, postoi foton e ca fëmijëve që, ndërsa e ëma merrej me punën e përditshme të riciklimit të mbeturinave, ata lexonin ato pesë libra të gjetura në koshin e plehrave.

Të hedhur nga dikush që atë ditë ishte veshur dhe kishte ngrënë më shumë sesa ata.