
Jim Belushi është një prej aktorëve Hollywood-ian më të dashur për publikun shqiptar, sidomos për faktin që është me origjinë shqiptare.
Aktori është i njohur për serialin ”According to Jim” dhe po ashtu për faktin që është vëllai i John Belushit. Ditën e djeshme mediat e huaja janë pushtuar nga lajmi për divorcin e tij. Sipas TMZ të hënën gruaja e tij Jennifer Sloan ka paraqitur kërkesën për divorcin.

Jim dhe Jennifer janë të martuar që prej vitit 1998 dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Jamison 18 vjeç dhe djalin Jared 16 vjeç. Jim ka qenë i martuar më parë me Marjorie Bransfield për dy vite, po ashtu edhe me Sandra Davenport për 8 vite, me të cilën ka një djalë, Robertin. Ky është divorci i tretë për 63-vjeçarin, i cili aktualisht sapo ka firmosur kontratën për serialin e ri të ABC “Salvage”.

