
Pas angazhimeve me Kombëtaren shqiptare gjatë muajit qershor, futbollisti Arbër Hoxha ka zgjedhur të festojë një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij personale, duke i dhënë fund beqarisë.
View this post on Instagram
Ceremonia e dasmës mblodhi familjarë, miq dhe emra të njohur të futbollit shqiptar, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të vërtetë kuqezi. Mes të ftuarve ishte edhe presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, i cili iu bashkua urimeve për çiftin.
View this post on Instagram
Nuk munguan as shokët e tij të Kombëtares, mes tyre Elseid Hysaj, Mirlind Daku, Bujar Pllana, Julian Shehu, Ardian Ismajli, Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci, të cilët u panë duke festuar dhe shijuar atmosferën së bashku me dhëndrin.
View this post on Instagram
Pamjet e publikuara nga ceremonia tregojnë një mbrëmje plot emocione, muzikë dhe momente festive, ku futbollistët lanë për pak orë fushën e blertë për t’iu bashkuar gëzimit të shokut të tyre.
Për atmosferën artistike u kujdesën dy emra të njohur të muzikës shqiptare, Afrim Muqiqi dhe Sabri Fejzullahu, të cilët interpretuan disa nga hitet më të njohura dhe mbajtën të ftuarit në festë deri në orët e vona.
Dasma shënon një kapitull të ri në jetën e Arbër Hoxhës, i cili po përjeton një periudhë të veçantë si në karrierën sportive, ashtu edhe në jetën personale. Pas paraqitjeve me fanellën kuqezi, futbollisti zgjodhi të kurorëzojë dashurinë e tij në praninë e njerëzve më të afërt, duke e bërë këtë verë edhe më të paharrueshme.
