Hunter Schafer dhe Zendaya, së bashku me pjesën tjetër të kastit të “Euphoria”, sapo kanë përmbyllur një projekt që zgjati shtatë vite dhe u shtri në tre sezone. Një udhëtim i gjatë që shoqëroi evolucionin e personazheve të tyre, si individualisht, ashtu edhe si çift.

Kujdes, spoiler. Në sezonin e parë lind marrëdhënia mes Jules dhe Rue; në të dytin dalin në pah krisjet e para të thella, ndërsa në të tretin shohim një përpjekje të ngathët për t’u afruar sërish, e ndjekur nga një ndarje përfundimtare. Rrugëtimi i tyre mbyllet mes fjalësh të mprehta, plagësh që nuk u shëruan kurrë dhe, në fund, vdekjes tragjike të Rue, e shkaktuar nga fentanili që Alamo ia jep me mashtrim, hyrja e pamëshirshme e kapitullit të fundit.

Nëse Rue ruajti deri në fund një rol qendror në fabul zëri rrëfimtar, protagoniste e disa prej momenteve më intensive të serialit dhe personazhi që më shumë se kushdo i përloti shikuesit, edhe ata më dyshuesit dhe më kritikët ndaj rezultatit të sezonit të tretë Jules, nga ana tjetër, u shfaq më e tërhequr. Por një gjë mbeti konstante gjatë të tre sezoneve: sintonia e jashtëzakonshme mes Hunter Schafer dhe Zendaya-s në sheshxhirim.

Me sa duket, ajo lidhje shkon shumë përtej fiksionit. Hunter ka deklaruar së fundmi: “Ndihem jashtëzakonisht me fat që e kam ndarë këtë përvojë me të: partnerja ime e parë e madhe në skenë doli të ishte një shpirt binjak”.

Më pas shtoi: “Zendaya do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Do të vazhdoj të flas me të edhe kur të jemi plakur. E dua jashtë mase”.

Dhe ndoshta ky është pikërisht fundi që shumë shikues do të kishin dashur ta shihnin edhe në ekran. Sepse, nëse Zendaya ia doli ta bënte Rue një personazh të brishtë, kontradiktor dhe thellësisht njerëzor, të aftë të ngjallte empati pavarësisht gabimeve dhe zgjedhjeve të saj të diskutueshme, skenari la pak hapësirë për reagimet e atyre që duhet të kishin vuajtur më shumë nga humbja e saj.

Vdekja e Rue vjen, në fakt, pa një moment të vërtetë lamtumire nga njerëzit që kishin qenë më pranë saj. Nëna dhe motra e saj, Gia, nuk ndajnë asnjë skenë finale me të. Lexi, shoqja e një jete, shfaqet në një bisedë me Cassie-n, ku të dyja përfundojnë duke e përmbledhur Rue-n si një vajzë të shenjuar nga varësia, por “me një buzëqeshje të bukur”. Jules, nga ana e saj, e përballon dhimbjen në një mënyrë shumë të heshtur, intime dhe të diskutueshme: e gjejmë në apartamentin e sugar daddy-t të saj, ndërsa përpiqet të dëbojë mungesën e Rue përmes artit, duke pikturuar një portret të saj me ngjyra të ngrohta dhe melankolike. Përkundrazi, personazhe që kishin mbetur më në periferi të historisë, si Daisy, vajza amish rruga e së cilës ishte kryqëzuar shkurtimisht me atë të Rue, dhe Ali, i cili hakmerret për vdekjen e saj, duket se janë ndër të paktët që tregojnë një përpunim të vërtetë të zhdukjes së saj.