
Një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në industrinë ndërkombëtare të modelingut, Oriola Marashi, ndau në puntatën e fundit të emisionit “Në kurthin e Piter Pan” detaje të veçanta nga rrugëtimi i saj personal dhe profesional.
Supermodelja tregoi se modelingu ka qenë një pasion i hershëm, të cilin vendosi ta ndjekë që në moshë të re, duke qenë e vetëdijshme se nuk është një profesion i përhershëm. Megjithatë, ajo zbuloi se muzika mbetet dashuria e saj më e madhe dhe synon ta zhvillojë më tej në të ardhmen.
Gjatë intervistës, Marashi rrëfeu historinë e veçantë të bashkëpunimit tetëvjeçar me brandin e njohur ndërkombëtar Guess, një mundësi që erdhi në mënyrën më të papritur.
“Paul Marciano më zbuloi nga Intagrami, ç’do gjë lindi nga Instagrami. Është e çuditshme që ajo dritarja aty ku shpeshherë jam gjykuar për fotot apo për gjërat që unë postoja, më ka hapur një derë kaq të madhe sa ç’është bota e modelingut, aty ku unë dëshiroja të shkëlqeja, të vija në pah energjinë dhe pasionin tim dhe kjo ndodhi! Ka qenë surpzizuese sepse ka qenë ditëlindja ime dhe ka qenë ditëlindja më e trishtuar. Kam qenë në studio me një fotograf të njohur, sapo kishim mabruar një photoshooting dhe po shihnim rezultatet e fotove, çfarë kishim bërë gjatë ditës dhe ai më thotë ‘e di çfarë ti do ishe perfekte për Guess’ dhe i thashë ‘ua po ku do më gjejë Guess mua këtu në Shqipëri’ dhe ja që ndodhi që më gjeti dhe gjëja më surprizuese ishte që nga ditëlindja më e trishtuar e jetës sime apo ajo u shndërruar në ditëllindjen më të bukur të jetës sime, sepse mora mesazh po atë ditë. Të betohem është histori e vërtetë.”
Ajo shpjegoi se pikërisht ky moment shënoi fillimin e karrierës së saj ndërkombëtare, ndërsa kujtoi edhe takimin e parë me themeluesin e Guess, Paul Marciano.
“Shkoj atje shumë e emocionuar, isha veshur komplet me Guess, vjen Paul Marciano dhe më thotë ‘Ti ke veshur Guess’ dhe e vlerësoi këtë gjë sepse do të thotë që ti ti e do brandin. Kjo ishte strategjia ime me të cilën i rashë në sy. Pastaj bëra test- shooting dhe u mundova të jap më të mirën time dhe vetëm kur vjen, sheh fotot dhe thotë ‘Pas dy javësh kemi një sfilatë në Barcelonë, a je e lirë?’ Sigurisht, kam lindur gati! ”
Sipas Marashit, përkushtimi, profesionalizmi dhe mënyra se si sillet me njerëzit kanë qenë po aq të rëndësishme sa pamja fizike në suksesin e saj. Ajo tregoi se pikërisht këto cilësi e ndihmuan të fitonte vlerësimin e kompanisë dhe të shfaqej në faqet e revistës prestigjioze Vogue.
“Pavarësisht se unë jam një modele, në kompaninë e tyre është sigurisht shumë e nevojshme bukuria, flokët, çdo gjë tjetër, por mbi të gjitha është sjellja, sesi t’i komportohesh me kolegët, sesi t’i sillesh me njërëzit, pra njeriu. Dhe mezashi im është që sjellja e bën njeriun e bukur absolutisht dhje unë jam dëshmia më e mirë.”
Modelja ndau edhe një episod interesant nga bashkëpunimi me Guess, duke zbuluar se ishte e para modele e brandit që pozonte me tela në dhëmbë.
“Faleminderit Zotit nuk kam pasur shumë komplekse se gjithmonë e kam pëlqyer veten time. Kam pasur dhe unë ato gjërat e mia të vogla që kam dashur t’i rregulloj dhe e bëra. Në rastin tim kanë qenë dhëmbët. Unë jam medelja e parë Guess që kisha tela në dhëmbë. Nuk ka ndodhur kurrë me asnjë modele. Paul më thoshte gjatë gjithë kohës, ‘kur do i heqësh telat’ dhe unë i thoja edhe gjashtë muaj, dhe shkoja prapë pas gjashtë muajsh ‘prapë me tela nën gojë ti?’”
Në fund, Oriola Marashi u shpreh se është pro ndryshimeve dhe se pasiguritë janë pjesë e natyrshme e jetës, të cilat duhen pranuar dhe përqafuar.
