
Edhe pse historia e tyre e dashurisë i përket së shkuarës, Ledri Vula dhe Sara Hoxha vazhdojnë të dëshmojnë se mbi gjithçka për ta mbetet vajza e tyre, Poem Blu.
Ish-çifti u bë sërish bashkë për një nga momentet më të rëndësishme në jetën e të voglës, aktivitetin festiv të organizuar me rastin e përfundimit të vitit shkollor. Të dy ishin pranë Poem Blu për ta mbështetur dhe për të ndarë me të emocionet e kësaj dite të veçantë.


Në rrjetet sociale, Sara publikoi një moment të ëmbël me vajzën e saj, ku Poem shfaqet duke i dhuruar një puthje në faqe, e veshur me kostumin e shfaqjes. Ndërkohë, edhe Ledri ndau me ndjekësit një fotografi plot emocion, ku mban në krahë të bijën, teksa buzëqesh krenar gjatë aktivitetit.



Pamjet kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë vlerësuar mënyrën se si dyshja vazhdon të ruajë një raport të shëndetshëm në funksion të prindërimit, pavarësisht ndarjes së tyre.
Prej kohësh, Ledri dhe Sara kanë treguar se zgjedhin të jenë të pranishëm në çdo moment të rëndësishëm të jetës së Poem Blu, duke lënë mënjanë gjithçka tjetër për lumturinë dhe mirëqenien e saj.
Dhe nëse ka një gjë që këto imazhe tregojnë qartë, është fakti se, edhe pse nuk janë më bashkë si çift, ata mbeten një skuadër kur bëhet fjalë për vajzën e tyre. Në fund të fundit, për Ledrin dhe Sarën, roli më i rëndësishëm vazhdon të jetë ai i prindërve.


