Marrëdhënien me motrën e ish-bashkëshortit, Bleona e ka thënë edhe publikisht se e ka shumë të mirë, madje ajo dhe Vera Bardha kanë mbetur mikesha të ngushta dhe ndajnë shumë kohë bashkë. Këtë e ka treguar edhe veprimi i fundit i ish-kunatës, e cila në faqen e saj në Facebook ka ndarë një mesazh për të gjithë ata që nuk e njohin ende Bleonën.

Pasi ka shpërndarë mesazhin e këngëtares një ditë pas intervistës në “Zonë e lirë”, ku Bleona sqaronte se jo vetëm nuk i bën gjërat për para, por se ajo beson shumë në dashuria, Vera shkruan: “Bleona, njerëzit akoma nuk të njohin me të vërtetë ty dhe zemrën tënde. Ti nuk je një femër që blihesh. Sensi yt i humorit është brilant dhe më bën të qesh… të dua”.

Bleona dhe Gani Bardha i dhanë fund martesës së tyre rreth dy vjet më parë. Shkak, sipas këngëtares u bë distanca dhe synimet që ajo i kishte vënë vetes për t’i arritur. Megjithatë, edhe pas divorcit me Ganiun, Bleona dhe ish-kunata e kanë ruajtur marrëdhënien e tyre miqësore.