Prej disa vitesh Cristiano Ronaldo bashkëjeton me Georgina Rodriguez, me të cilën ka edhe një vajzë, të quajtur, Alana Martina. Në një intervistë për Elle Italia, Rodriguez ka rikujtuar edhe një herë momentin kur është njohur me futbollistin e famshëm.

Takimi i parë me Ronaldon ishte në një dyqan Gucci, ku unë punoja shitëse. Disa ditë më vonë u pamë sërish në një event të një firme tjetër dhe aty patëm mundësinë të flisnim në një atmosferë të qetë, jashtë ambientit tim të punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, -ka treguar 25-vjeçarja.

Georgina kujdeset për vajzën që ka me Ronaldon, si dhe për tre fëmijët e tjerë të tij; binjakët Eva dhe Mateo dhe djalin e madh, Cristianinho. Pas kalimit të partnerit të saj te Juventus, ajo la Madridin për t`u shpërngulur në Turin. Ajo tregoi për Elle se një ditë e zakonshme e saj konsistonte në zgjimin e fëmijëve, ndërrimin e tyre, konsumimin e mëngjesit bashkë si familje. Më pas argëtohej me ta, përgatiste drekën, bënin një sy gjumë dhe në fund palestër e spa.

Edhe pse bashkëjetojnë, Geogrina ende nuk e ka marrë propozimin e shumëpritur për martesë.