Joe Jonas dhe Sophie Turner u martuan javën e kaluar në një ceremoni madhështore në Avingon, Provence të Francës. Pas ceremonisë në Las Vegas, ata organizuan një tjetër dasmë, kësaj radhe tradicionale dhe me të gjithë njerëzit e afërm të pranishëm. Fotot e para u publikuan menjëherë pak orë pas dasmës, por nuk mundëm të dallonim shumë nga pamja e nuses.
Para pak orësh, Sophie ka ndarë me ndjekësit foton e parë nga ceremonia, ku ajo dhe Joe duken të lumtur teksa përshëndesin të pranishmit në dasmë.
Po ashtu, drejtori i Louis Vuitton, Nicolas Ghesquière, i cili dizenjoi fustanin e aktores, ndau një imazh të Sophie me fustanin e bardhë, i cili ishte i fryrë me mëngë të gjata tyl dhe jakë V. Flokët ajo i ka mbajtur të lëshuara, të ndara në mes dhe të hedhura pas veshit.
View this post on Instagram
Një kukull e vërtetë Sophie!