Prej muajsh, Rezart Veleshnja ka zgjuar kureshtjen e ndjekësve në rrjetet sociale, duke publikuar herë pas here foto dhe video ku shfaqeshin vetëm detaje të partneres së tij, si një dorë, flokët apo silueta, pa zbuluar kurrë identitetin e saj.

Kjo mënyrë lozonjare për ta mbajtur lidhjen larg vëmendjes ka nxitur vazhdimisht aludime se kush është vajza që i ka fituar zemrën aktorit të humorit.

Sipas Prive by Liberta Spahiu, misteri tashmë është zgjidhur. Media raporton se partnerja e Rezart Veleshnjës është një aktore, e cila, ashtu si ai, i përket botës së artit dhe skenës.

Pamjet e publikuara nga emisioni tregojnë çiftin pranë njëri-tjetrit dhe, sipas raportimit, dëshmojnë për një marrëdhënie të konsoliduar mes tyre.

Megjithëse identiteti i saj është zbuluar nga media, çifti ende nuk ka zgjedhur ta konfirmojë publikisht romancën apo të flasë për lidhjen e tyre.

Mbetet për t'u parë nëse Rezart Veleshnja dhe partnerja e tij do të vendosin së shpejti të dalin hapur si çift dhe ta ndajnë historinë e tyre edhe me publikun.